Klubi nga Beogradi do të futet në Kosovë, sërish heshtin institucionet sportive

Hendboll

Klubi nga Beogradi do të futet në Kosovë, sërish heshtin institucionet sportive

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga një ndeshje

Mokra Gora nga Zubin Potoku ka paralajmëruar ndeshjen me klubin Obiliq nga Beogradi dhe sipas tyre do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme në luftë për të siguruar mbijetesën në Superligën e Serbisë.  Ky është skandali i radhës, një klub që nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon të garojë në nivel të Serbisë. Ata do ta zhvillojnë ndeshjen e javës së parafundit (21) dhe në palestrën në Zubin Potok, në veri të Mitrovicës. Klubi nga Beogradi, sipas të gjitha gjasave do të futet nesër në Republikën e Kosovës, pra në Zubin Potok, por me lejen e kujt?

Institucionet sportive, që nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe edhe Federata e Hendbollit e Kosovës, vazhdojnë të heshtin. Prandaj, pritet si nga KOK po ashtu nga FHK, të paktën të reagojnë në këtë rast dhe të kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës, t’i ndalojnë këto aktivitete. Ndesha është paralajmëruar të luhet nesër në orën 19.00.  Një rast i paprecedent dhe vazhdojnë garat ilegale në territorin tonë. Pas 20 jave Obiliqi është në vend të pestë me 25 pikë apo ka 10 më shumë se Mokra Gora në pozitën e 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat