Shala tregon për natën e gjatë të 22 marsit në Serbi

Hendboll

Shala tregon për natën e gjatë të 22 marsit në Serbi

Nga: K.Goca Më: 27 mars 2018 Në ora: 13:05
Faruk Shala, i pari

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Faruk Shala, kurrë nuk do ta shlyejë nga kujdesa natën e 22 marsit në Kolivovo të Beogradit, kur ishin me kombëtaren. Ai tregon fije e për pe se si e ka përjetuar at natë.

"Qendra sportive në Kovillovo, 12 kilometra larg Beogradit: Kualifikimet për Kampionatin Botëror të hendbollit U/20-F. Kombëtarja e Kosovës në grup me Norvegjinë, Sllovakinë dhe nikoqiren Serbinë. Ndeshja hapëse e turneut e paraparë me datë: 23.03.2018 ora:16.00. Kosovë-Serbi. Me datë: 22.03.2018 ora:19.00 salla e sportit Kovilovo, pata fatin që së bashku me bashkëpunëtorët e mi, trajnerin Lulzim Nagafci, trajneren Valbona Rudaku, fizioterapeuten Erlinda Hakaj të udhëheqim stërvitje një orëshe (që doli të ishte historike, e para dhe e fundit aty) me 15 vajza hendbolliste që vinin nga vende te ndryshme të Kosovës, një pjesë e madhe e tyre nga diaspora. Ishin këto sportistet e para që pas shumë vjetësh, disa dekada, qe zbresin në një terren sportiv në Serbi.

Nata e 22 marsit ishte shumë më e gjatë se të tjerat, ngase mezi nuk priteshim të zbardh dita dhe të vij momenti i fillimit të ndeshjes, kishim pasur të gjithë përkrahjen e Federatës së Hendbollit të Kosovës për t’u përgatitur për këtë ndeshje.

Dita e ndeshjes të pranishëm udhëheqësit tanë më të lartë. Në pjesën e majtë të fanellave të kombëtares ishte vendosur një flamur i vogël i Kosovës enkas për këtë ndeshje, por që ishte me i madhi për ne në ato çaste. 23.03.2018 ora: 14.30 ‘Meeting Room’ në hotelin ‘President’ në Kovilovo bashkë më stafin iu dhamë detyrat e fundit atyre vajzave të mrekullueshme në sytë e tyre, ambicie entuziazëm, të veshura me fanella me amblemln e FHK-së, stemën me flamur shtetëror në gjoks, mbrapa në shpin mbishkrimi KOSOVA, të gatshme të nisen drejtë në palestër, me një synim te vetem ( FITORE) në nje ndeshje qe nuk ishte vetëm një ndeshje hendbolli, por shumë më shumë se kaq, ndeshje qe nuk u zhvillua kurrë dhe duket se nuk do të zhvillohet për shumë vite. Kosova ishte futur thellë në mes te Serbisë si shtet i barabartë me botën, me të gjitha simbolet shtetërore, realitet qe nuk po arrinte ta kapërdinte dot shteti fqinj, ishin çaste të lumtura e të veçanta te paharruara për mua, ngase në moshën e këtyre vajzave e kisha të ndaluar çdo terren, apo palestër sportive, e kisha mall ti shihja me sy e le më të hyja në to dhe të luaja me bashkëmoshataret e mi (pikërisht në ketë moshë isha diku ku do të kuptohet një ditë...?), sidoqoftë drejtësia vonon por nuk harron pas shumë vitesh arritëm të futemi dhe ta mbajmë stërvitjen në mes të Serbisë, me flamur shtetëror në gjoks dhe në shpinë mbishkrimi Kosova, duket që do të mbetet stërvitja e historisë.

Image

Lojtaret e Kosvës në Kovilovo të Beogradit

Falënderimi i takon FHK-së që më mundësoj të kthehem si përfaqësues shtetëror aty ku mu shuan ëndrrat e fëmijërisë për të arritur si sportist, nuk ishte si atëherë, sepse tani më, shumë vite kishin rënduar mbi supe te mija, një realitet krejt tjetër, tani më në rolin e trajnerit dhe edukatorit, me një staf profesional, udhëheqës  të sportisteve të mrekullueshme shembull për të gjithë. Me 24.03.2018, ora:21.00 konferencë për media hotel AFA-Prishtinë. Shumë kush kishte bërë një pyetje? A patët ndjenjë frike, pasigurie? - Jo te ne ishte vetëm një ndjenjë , ajo e Krenarisë. Por kush ishim ne më të vërtet?  Vetëm disa nga ju që patëm fatin të nderojmë shtetin tonë në mënyrën tonë. Për të satën herë sporti ambasador me i madh i shtetit. Faleminderit nga të gjithë ata që na përkrahen në çfarëdo forme. Mos pyet çfarë ka bërë sot shteti për ty, por pyet, çfarë bëre ti sot për shtetin. Shteti mbi të gjitha", tregon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat