Pritet rivalitet dhe hendboll cilësor

Hendboll

Pritet rivalitet dhe hendboll cilësor

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:27
Pamje nga një ndeshje

Prej të martës deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Do të ketë shumë ndeshje interesante dhe pritet të ketë rivalitet dhe hendboll cilësor. Në çerekfinale luhet vetëm nga një ndeshje.
Ndeshja e parë është ajo te meshkujt në mes Vushtrrisë dhe Besa FamGas, që luhet të martën (sot) prej orës 19:30. Besa është favorite. Është lidere në Superligën A, derisa Vushtrria renditet e dyta në Superligën B.
Tri ndeshjet tjera çerekfinale të Kupës te meshkujt luhen të mërkurën. Ndeshja Kastrioti – Zhegra fillon në ora 19:00, Prishtina e pret Dritën nga ora 16:30, kurse Trepça e Vëllaznimi takohen nga ora 18:00.
Te femrat katër ndeshje luhen të mërkurën. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Prishtinës e Vushtrrisë, që nis në ora 18:00. Prishtina është e katërta në Superligë, ndërsa Vushtrria është e para. Kastrioti e Samadrexha takohen nga ora 17:00, Shqiponja e pret Vëllaznimin nga ora 15:30 kurse Dritës e Istogut luhet të mërkuren nga ora 17:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat