Serbët në Beograd kishin frikë se po hidhërohet Izet Gjinovci, a e dini pse?

Hendboll

Serbët në Beograd kishin frikë se po hidhërohet Izet Gjinovci, a e dini pse?

Më: 25 mars 2018 Në ora: 19:10
Izet Gjinovci

Nuk kaloi edhe pa ndonjë befasi tjetër qëndrimi i kombëtares së Kosovës (femrat) në Kovilovo, afër Beogradit. Siç merret vesh nga burimet e sigurta pranë kombëtares së Kosovës, Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka pasur respektin e veçantë nga serbët, pra nga organizatorët e turneut kualifikues për Kampionatin Botëror U-20 sepse kishin frikë se mos po bërtet apo hidhërohet Izet Gjinovci.

“Gjatë tërë qëndrimit Kovilovo, figura krysore ishte sekretari i përgjithshëm, të angazhuar kanë qenë rreth 3 policë, ndërsa përgjegjës per siguri ka qenë një serb nga Kosova.  

U kujdesën shumë për Izetin, si për shembull te ushqimi, oraret e shfrytëzimit të sallës, për çdo kërkesë të tij dhe krejt hoteli u çu në këmbë veç thoshin: Izet je rekao, birzo jer izet qe da vice (Izeti ka kërkuar, ngutuni sepse Izeti do të hidhërohet). Izet he rekao birrzo Izet qe da se naluti”, tregon për gazetën “Bota sot”, një burim i kombëtares së Kosovës.

Ndeshjet është dashur të luhen në afërsi të Beogradit, prej të premtes deri të dielën, por shteti serb fillimisht ndaloi zhvillimin e ndeshjes mes Serbisë e Kosovës e më pas edhe ato të Kosovës me Norvegjinë e Sllovakinë. Serbia u përjashtua nga turneu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat