Xhandarmëria serbe para e pas, kombëtarja e Kosovës ngriti dy gishta midis Serbisë

Hendboll

Xhandarmëria serbe para e pas, kombëtarja e Kosovës ngriti dy gishta midis Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:58
Policia serbe

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës, në asnjë rrethanë, në asnjë formë nuk u frikësuan edhe pse ishin midis Serbisë, por brenda autobusit vazhduan me atmosferën brilante edhe pse edhe aty brenda kishte policë serbë.

Xhandarmëria serbe përcillte autobusin para dhe pas për shkak se mos po rrezikohen nga ndonjë banditë serbë, ndërsa hendbollistet tona në një moment ngritin edhe dy gishta, ku shihet edhe në video. Kjo ndodhi gjatë rrugës për kthim nga Serbia në Kosovë.

Qeveria e Serbisë ndaloi që të luhet ndeshja për kualifikimet për Kampionatin Botëror U-20 mes Serbisë dhe Kosovës (femrat) dhe anuloi turneun, shkaku sipas tyre, nuk ka siguri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat