Kjo është arsyeja e ndalimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Hendboll

Kjo është arsyeja e ndalimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:57
Ilustrim

Ministri i Punëve të brendshme dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se ka marrë vendimin për pezullimin e ndeshjes së hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës për grupmoshat deri në 20 vjeç
“Kam marr vendimin që turneu kualifikues për hendboll të ekipeve juniorë ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe të Kosovës të pezullohet”, ka deklaruar Stevanoviq.

Ai ka thënë se ndeshja kualifikuese nuk do të mbahet në orët e pasdites siç ishte planifikuar, se për këtë paraprakisht ishte konsultuar me ministrin e Sportit dhe për vendim e ka njoftuar edhe kryeministrin dhe kryetarin e Serbisë.

“A kemi mundur që të organizohemi që të mbahej kjo ndeshje? Gjithsesi. Cili do të ishte çmimi? Konflikti ndërmjet popullit tonë dhe policisë për gjërat në të cilat nuk besojnë dhe që janë në kundërshtim me interesat tona. Për këtë arsye nuk jemi të gatshëm që policia t’i rrah njerëzit që të mbahej ndeshja, e cila është në dështimtim me qëndrimet tona”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat