Ekskluzive: Xhandarmëria serbe merr nën sigurim kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Ekskluzive: Xhandarmëria serbe merr nën sigurim kombëtaren e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:51
Kosova U-20 drejt Beogradit, përcillet nga xhandarmëria

Në vendbanimet e ndryshme të Serbisë, aty ku ka shumë banorë, janë numër i madh i policisë së Serbisë. “Aty ku ka shumë banorë ka edhe shumë policë serb. Kombëtaren e Kosovës në hendboll (femrat) e ka marrë nën sigurim të rreptë Xhandarmëria serbe.

Gjithçka po shkon rrugës mirë, gjithnjë e më shumë shtohen edhe forcat e mëdha të sigurisë sidomos tani jemi nën përcjellje të rreptë të xhandarmërisë. Kosova U-20 përcillet si shtet dhe kështu edhe po  nderohem rrugës”, thotë një burim për gazetën “Bota sot”,  brenda kombëtares së Kosovës. 

Image

Kosova

Kosova luan nesër në orën 16.00 në Kovilovo afër Beogradit, kundër Serbisë U20, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat