Kosova pa simbole shtetërore kundër Serbisë

Hendboll

Kosova pa simbole shtetërore kundër Serbisë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 22:37
Perfaqesuesja e Kosoves

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra U20, nuk do të luajë ndeshjen kualifikuese me Serbinë në Kragujevc.

Federata Serbe e Hendbollit ka njoftuar sonte se takimi është zhvendosur në Kovilovo, në afërsi të Beogradit.

Lajmi tjetër është se takimi do të luhet pa simbole shtetërore, pa tifozë dhe pa praninë e mediave.

Ndeshja zhvillohet të premten (23 mars 2018) nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat