Kombëtarja e Kosovës në Kragujevc të Serbisë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës në Kragujevc të Serbisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 mars 2018 Në ora: 16:34
Logo e FHK-së

Serbia dot nuk e përtyp, që në territorin e saj do të luajë kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll në konkurrencën e femrave, në turneun kualifikues për Kampionatin Botëror U-20.  Serbia e përjeton si një flakaresh të fortë në fytyrën e saj sepse është e padurueshme për ta që ta shohin kombëtaren e Kosovës. Realiteti është realitet dhe duhet të pranojnë një herë e përgjithmonë ata, se Kosova është shtet i barabartë me të gjitha shtetet e botës dhe e ka të drejtën e garimit si çdo kombëtare tjetër.

Mu në Kragujevc do ta zbarkojë kombëtarja e Kosovës! Vashat tona do të luajnë tri ndeshje në Kragujevc, ku Serbia është në sikletin më të madh sepse kështu ka vendosur EHF-i para pak ditëve dhe nuk luhatet ky vendim. EHF ka vendosur që shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të paraqiten pa simbole shtetërore shkaku i rrethanave politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht kësaj, aty është emri Kosova. Aty është shteti i Kosovës dhe do të luajë turneun kualifikues, së pari ndeshen me Serbinë në orën 16:00 me 23 mars, pastaj me 24 mars me Norvegjinë dhe me 25 mars me Sllovakinë.  

Hendbollistet tona do të luajnë në një garë të madhe dhe në Kragujevc, ku Serbia shoveniste ofshanë në të gjitha aspektet dhe duhet të ofrojë deshi apo nuk deshi siguri maksimale. Nga tabori i Kosovës mësohet se ende nuk kanë vendosur se do të shkojnë apo jo sepse është e padrejtë të luajnë pa simbole shtetërore. Një burim brenda kombëtares së Kosovës, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se do të shkojnë në Kragujevc dhe do të luajnë si Kosovë përballë Serbisë dhe ekipeve tjera. Kosova pritet të udhëtojë me 22 mars në drejtim të Kragujevcit. Në Serbi është bërë zhurmë sepse nuk mund ta marrin me mend se Kosova do të luajë në konak të tyre si shtet! Serbia thjeshtë e kupton tani realitetin e ri dhe botërisht e njeh Kosovën si shtet, për faktin se do të luftojë në fushë për pikët e para në grupin 5.

Nuk çon peshë rezultati  sa çon peshë se Kosova luan në Kragujevc si shtet ani se pa simbole shtetërore. Vashave tona u mbetet të tregojnë maksimumin! Të luftojnë deri në pikën e fundit për ngjyrat e kombëtares, për shtetin e Kosovës, të tregojnë kulturën e lartë sportive dhe të jenë shembulli më i mirë. Të luajnë pa asnjë ngarkesë në një qytet, në një shtet shovenist dhe që tani e pranon realitetin e ri. Për Kosovën është fitore e madhe që do të luajnë në Serbi dhe si Kosovë, si kombëtare, pavarësisht se EHF ka vendosur pa simbole. A ka më të mirë se kur emri Kosovë paraqitet midis Kragujevcit dhe në ndeshjen e nivelit të lart kualifikues. Për Serbinë është një tërmet më shumë se 9 ballsh,  i padurueshëm, por nuk patën çare pa e pranuar një realitet tjetër, se Kosova është shtet dhe i barabartë me ta dhe aty ku vendos EHF duhet të luhen ndeshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat