Prishtina proteston ashpër për sjelljet e pahijshme të nënkryetarit të FHK-së

Hendboll

Prishtina proteston ashpër për sjelljet e pahijshme të nënkryetarit të FHK-së

Nga: K.Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:42
KH Prishtina

Klubi i hendbollit Prishtina, proteston ashpër, sipas tyre, për mos pritjen si duhet dhe fyerjet që iu drejtuan ndaj lojtarëve nga ana e pejanëve. “E vërtetë... Fitore e Besës. Me shumë sharje, provokime dhe trysni ndaj lojtarëve të Prishtinës nga ana e nënkryetarit të Federatës së Hendbollit të Kosovës (Enis Idrizi) dhe publikut.

Në Prishtinë kanë qenë gjithmonë të mirëpritur dhe pa asnjë sharje. Lojtarëve dhe trajnerit i urojmë fitoren dhe e kuptojmë se ishin të nxitur për të qenë më të ashpër dhe brutal sidomos në 10 minuta e parë. Ditëve në vijim do të njoftoheni për të gjitha detajet dhe masat e vendimet që do të ndërmarrim. KH Prishtina promovon dhe investon në hendbollin e Kosovës...ne do të vazhdojmë me punën tonë. Përshëndetje për të gjithë hendbolldashësit e Kosovës...

Mirë se vini në Prishtinë”, thuhet në notën proteste të Prishtina, e cila të shtunën në mbrëmje pësoi humbje me rezultat 23:17 nga Besa FamGas në Pejë. “Do ta dërgojmë një notë proteste të ashpër edhe në Federatën e Hendbollit të Kosovës”, thuhet më tej nga klubi bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat