Muqolli: Curri e Muqolli pothuajse janë të gatshëm kundër Prishtinës

Hendboll

Muqolli: Curri e Muqolli pothuajse janë të gatshëm kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:22
KH Besa

Kryendeshja e elitës së hendbollit të Kosovës (meshkujt), do të luhet nesër (19.00) në Pejë mes Besa FamGas, kampion në fuqi dhe Prishtinës.  Dy skuadra që deri me tash kanë bilanc të njëjtë, 16 fitore e 1 humbje, por Besa kryeson me 32 pikë shkaku i rezultatit të ndërsjellë më të mirë se prishtinasit.

Arben Muqolli, trajner i Besës, shpreson në fitore.  Pas katër vjetësh kishim pësuar humbje nga Prishtina,  pas një monotonie në këtë ligë dhe nuk kishte motiv shtesë. Kjo humbje fatmirësisht që ndodhi më herët dhe na ka çelur sytë sepse tani stërvitjet dhe atmosfera është krejt më ndryshe. U prit herë do kur do në një ndeshje të ndodhë humbja sepse pas kësaj humbje e shohim veten se nuk jemi aty ku duam.

E kemi analizuar ndeshjen e kaluar, nuk është e vështirë, kur ne nuk kemi luajtur kurrqysh dhe Prishtina luajti si ka dashur ajo. Ju lumtë si luajtën dhe si dhanë maksimumin. Ata vështirë që do të japin at maksimumin e ndeshjes së parë, kurse Besa besoj se do të jetë më ndryshe. Pas Prishtinës, të fitojë edhe Kastrioti dhe ndonjë ekip tjetër dhe liga të bëhet edhe më interesante. Interesi është te rritet cilësia. Me këtë humbje që kishim pësuar në Prishtinë, ndryshohen gjërat”, tha Muçolli.  

Ai tha se janë kthyer disa nga hendbollistët: “Jon Muqolli është kthyer, ndoshta nuk është qind për qind, por është në gjendje të na ndihmojë. Edhe Arbër Curri pas lëndimit është thuajse gati, është në formë të mirë, gëzon fakti se janë në skuadër”.  Muqolli tha se kjo ndeshje nuk e përcakton vendin e parë.

“Ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe kjo nuk e përcakton vendin e parë. Me Prishtinën së paku kemi edhe  5 apo 6 ndeshje që mund të ballafaqohemi, si në play-off (2-3 ndeshje), pastaj për Kupë. Më e keqja mund të ndodhë që të lëndohet ndonjë lojtarë në këtë fazë dhe të ndërrohet krejt sistemi i lojës. Është ndeshje shumë më rëndësi. Besa nëse e humbë edhe këtë ndeshje, situata do të jetë mjaft ndryshe, por lojtarët e mirë duhet me treguar veten në parket”, tha Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat