A e mbani mend këtë sportiste të Kosovës?

Hendboll

A e mbani mend këtë sportiste të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:29
Leonora Halipi

Në vitet e pasluftës ka qenë portiere e Prishtinës! Është fjala për Leonora Halipin, e cila me vite mbrojti ngjyrat e klubit të hendbollit Prishtina, mbase një kohë kishte drejtor edhe Izet Gjinovcin, tani është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Halipi i takon gjeneratës së Teuta Vrajollit, Nazime Bajramit, Nyrtene Krasniqit, Albana Demollit, Luljeta Pasjaçës, Bedrie Grashticës, Xhejlane Krasniqit etj. ishte ndër portieret më të mira, por tani një kohë nuk është me sportin e hendbollit.  Si portiere atëkohë konkurrente e kishte Teuta Vrajollin, ndërsa për trajnere një kohë edhe Sebahate Nezirin, ish hendbollisten e dëshmuar.

Image

Halipi ka mbrojtur për Prishtinën në periudhën 1999-2002. Leonora tha se tani hendbollin e zëvendëson me fitnes por me sportin e skijimit, por se përjashton mundësinë një ditë t’i kthehet sportit të hendbollit, sigurisht për të kontribuar në ndonjë post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat