Ish portieri i mirënjohur i hendbollit, Nexhdet Dobroshi, ka dërguar një letër në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke treguar saktësisht se kur kanë filluar kontaktet e para të ndërkombëtarizimit dhe çfarë u thanë në Bosnje.
Sipas Dobroshit, kontaktet kanë filluar në fund të muajit shkurt të vitit 1998, kur Mexhit Devaja ishte edhe aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Letra e Dobroshit
“Për herë të parë kemi filluar për ndërkombëtarizimin e Hendbollit unë dhe kryetari Mexhit Devaja. Unë e kam ba ndërmjetësimin dhe agjenten me F.H. te B.H. atje i kemi familjarët”, tregon Dobroshi dhe nisi një letër të gjatë.