Trajneri shqiptar që po shkëlqen në Gjermani

Hendboll

Trajneri shqiptar që po shkëlqen në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:12
Fadil Kçiku

Fadil Kçiku, me prejardhje nga Kosova, po shkëlqen me ekipin e tij, HSG Würm-Mitte, në Ligën e Dytë të Bayernit në hendboll (meshkujt). Ai me ekipin  e tij e mundën me rezultat 29:24 TSV Niederraunau, në ndeshjen e javës së 20-të.

“Ishte lojë e vështirë sepse për shkak të lëndimeve të katër lojtarëve standardë (portieri Docampo, Rädler, Emil dhe Mbodji), me gjithë këto mungesa, ne fituam me meritë dhe e mbajmë vendin e parë që na shpie në Bayernliga. Ishte lojë kolektive, e fortë nga të dyja palët”, thotë Kçiku për gazetën kombëtare “Bota sot”. HSG Würm-Mitte kryeson me 31 pikë, sa ka edhe Eichenauer SV në vendin e dytë. Dietmannsried / Altusried e TSV Allach 09 e ndajnë pozitën e tretë dhe të katërt me nga 27 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat