Shqiptarja nga Kosova çmend Danimarkën

Hendboll

Shqiptarja nga Kosova çmend Danimarkën

Nga: K.G. Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:06
Leonora Demaj

Ylli i hendbollit të Kosovës, Leonora Demaj, vazhdon të shkëlqej në njërin nga shtetet me hendbollin më të zhvilluar në botë, Danimarka. Demaj mbrëmë arriti që në sekondën e fundit të ndeshjes t'i siguroj një pikë skuadrës së saj e cila deri në atë moment  ishte duke humbur me rezultat 28:29.

Goditja e saj e jashtëzakonshme në sekonden e fundit bëri qe rezultati të barazohet në 29-29. Hendbollistja me prejardhje nga Istogu është krenari e sportit Kosovarë tani përfaqëson Kosovën edhe pse është e lindur dhe e rritur ne Danimarkë është lidere dhe kapitene e kombëtares së Kosovës.

Demaj do të zhvilloi edhe një ndeshje para se t'i bashkohej kombëtares së Kosovës para ndeshjeve kualifikuese kundër Bjellorusisë që zhvillohen me 21 mars në Prishtinë dhe 25 mars në Minsk. Ndeshja e mbrëmshme ishte e treta në këtë sezon që u vendos nga ylli i Kosovës, në dy rastet e tjera Demaj kishte shënuar në sekondat e fundit për rezultatin 19:18 respektivisht 18:17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat