A po vetëdijesohen klubet?

Hendboll

A po vetëdijesohen klubet?

Nga: Enis Kastrati Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:50
Enis Kastrati

Debate

Besa FamGas nga Peja dhe Prishtina, dy skuadra që luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll. Këto skuadra janë me nga 16 fitore e 1 humbje dhe me pikë të barabarta (32).

Besa dhe Prishtina i kanë dhënë një shije elitës sepse tani pejanët kanë një rival mjaft të fortë në luftë për titull dhe kjo do t’i mbajë në presion tifozët qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. Prishtina pas fitores së fundit në kryeqytet kundër Besës, mendoj që edhe Besa ka filluar me menduar ndryshe nga ajo që kanë menduar deri më sot, që nuk kanë konkurrencë. Mirëpo, rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është në të mirë të ligës në përgjithësi dhe shpresojmë që të vazhdojnë klubet tjera me organizime më të mira.

Me përforcimin e Prishtinës, është shtuar sado kudo cilësia, e kam fjalën mes dyshes së parë, megjithatë Besa është favoritë absolut. Besa është klub më i organizuar definitivisht dhe kanë lojtar më cilësorë, si dhe shumë më përvojë se ekipet tjera. Prandaj, e mira prej të mirave është Besa dhe Prishtina që luftojnë krah për krah për titullin e kampionit, po ashtu edhe për trofeun e Kupës së Kosovës dhe kjo e bënë edhe me atraktive garën në dy fronte sepse nuk do të dihet se cila mund të jetë më afër suksesit. A do të jenë klubet tjera më të organizuara?

Sipas asaj që kam lexuar e pa në rrjetet sociale, shihet një vetëdijesim i klubeve rreth organizimit të tyre më të mirë. Shpresoj të hasin në mbështetje nga njerëz dashamirë te sportit që të kemi një ligë shumë më të fortë dhe kompetitive.

Skuadra tjera janë organizuar në bazë të mundësive, disa qëndrojnë më mirë e disa më keq. Siç shihet aktualisht përveç Besës e Prishtinës që qëndrojnë fortë mirë, edhe Kastrioti nga Ferizaj është këndellur dhe po futet në binarët e duhur. Me përforcimin edhe te Kastriotit gjithsesi se liga do të bëhet edhe më dinamike dhe me këtë do të përfitojnë edhe Besa edhe Prishtina për shkak se do të kenë një rival edhe më shumë konkurrent dhe sigurisht se do të kemi sa më shumë derbi në kampionat.

Tani jemi në fazën më të madhe të garave dhe se si janë organizuar shumica e klubeve dihet, por mbetet të shihet në edicionin e ri se cila mund të jetë më e përforcuar në afatin kalimtar dhe të duket më atraktiv edhe për tifozët. Ka shenja të mira se hendbolli gradualisht po këndellet me rritjen e nivelit edhe te Prishtina gjithsesi që pritet edhe në klubin me renome Kastrioti dhe ndonjë ekip tjetër.

Autori është ish hendbollist

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat