EHF-i do ti verifikojë se janë ndeshje zyrtare apo miqësore të klubeve nga Serbia në veri të Mitrovicës

Hendboll

EHF-i do ti verifikojë se janë ndeshje zyrtare apo miqësore të klubeve nga Serbia në veri të Mitrovicës

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 15:39
Pamje nga një ndeshje

Një lajm i shumëpritur vjen nga Federata e Hendbollit Evropian në adresë të Federatës së Hendbollit të Kosovës. FHK-ja po dëshmohet nga federatat më të  vyeshme nga të gjitha të tjerat, sepse vetëm po japin rezultatet e para, ndeshjet ilegale të klubeve serbe nga Serbia, tani do të verifikohen nga EHF-it, janë miqësore apo zyrtare. Pas shumë shkrimeve të gazetës kombëtare “Bota sot”. më në fund, vjen edhe reagimi i EHF-it, e cila do të shikojë në tërësi se çfarë po ngjan në veri të Mitrovicës dhe për garat ilegale të klubeve nga Serbia.   

“Pati biseda edhe me çështjen e zhvillimit te ndeshjeve te disa skuadrave në veriun e Kosovës pa lejen e FHK-së. Delegacioni serb pati arsyetim se ndoshta është zhvilluar ndonjë ndeshje miqësore por jo kampionale. Zyrtarët e EHF-it mbeti ti verifikojnë këto të dhëna, mirëpo edhe informata shtesë nga organet tona shtetërore (policia)”, thuhet nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat