Beba, Huber e Muller më efikaset në fitoren e Würm-Mitte-s

Hendboll

Beba, Huber e Muller më efikaset në fitoren e Würm-Mitte-s

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 14:03
Würm-Mitte

Hendbollistja shqiptare Bellma Beba ishte më efikasja në radhët e Würm-Mittes, e cila si mysafir triumfoi me rezultat 39:26 kundër Zirndorf, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Bayernit.  Würm bëri lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe ngadhënjeu me 13 gola diferencë. Meritore për këtë fitore të thellë janë të gjitha lojtaret që dhanë kontribut të madh. Dy lojtaret më të dalluara në këtë sfidë pa dyshim ishin edhe Huber me nëntë gola e Muller me 8 sosh, pastaj edhe Beba. HSV Bergtheim kryeson renditjen me 32 pikë, dy më shumë se HSG Würm-Mitte që mban pozitën e dytë, kurse HG Zirndorf është në pozitën e pestë me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat