Trepça nuk lejoi befasi

Hendboll

Trepça nuk lejoi befasi

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:19
Pamje nga një ndeshje

Trepça nuk lejoi befasi në “Minatori” duke fituar ndaj Samadrexhës me rezultat 34:28, në ndeshjen e javës së 16-të të elitës së hendbollit (meshkujt). Trepça është e pesta me 15 pikë kurse Samadrexha e parafundit (9) me dy pikë. I. Nuhi me nëntë gola ishte më efikasi te Trepça, ndërsa L. Sadiku shënoi 11 herë për samaderxhasit. 

Të dielen (nesër) nga ora 17:00 luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros. Në Gjakovë, Vëllaznimi e pret Zhegrën kurse në Podujevë takohen Llapi e Kastrioti.

ava e 16-të u hap të premten me ndeshjen mes Dritës dhe Vushtrrisë. Fitore në Gjilan shënoi Vushtrria me rezultat 36:25.

Trepça – Samadrexha 34:28 (17:13)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 7, Beqiri 3, A. Shala, B. Shala 5, Nuhi 9, Qela 2, Basholli 6, Sejdiu 2

Samadrexha: Bunjaku, Sadiku 11, A. Maloku 7, B. Maloku, A. Maloku, F. Maloku 3, Sopjani 1, Jashari 5, Basholli 1, S. Maloku, Merovci, Sh. Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat