Vushrria sfidohet nga Shqiponja

Hendboll

Vushrria sfidohet nga Shqiponja

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:21
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën (nesër) vazhdojnë garat në Superligën e Kosovës në hendboll për femra, përkatësisht fillon stinorin pranveror. Në program janë takimet e javës së 11-të, ndërsa menjëherë zhvillohet një kryendeshje. Të shtunën (nesër) në Vushtrri nga ora 18:30 takohen Vushtrria e Shqiponja.

Vushtrria është e para në tabelë me 17 pikë, kurse Shqiponja renditet e dyta me 16 pikë. Këto dy skuadram sa bashku me Istogun dhe Prishtinën pritet të zhvillojnë garë të fortë për titull deri në fund. Kampionati i femrave ka kohë që nuk ka qenë më interesant, sa i takon garës për titull. Istogu është i treti me 15 pikë, kurse Prishtina e katërta me 14 pikë.

Të shtunën luhet edhe ndeshja mes Samadrexhës e Kastriotit, që fillon në ora 15:00.

Ndërsa të dielen janë dy takimet tjera të javës së 11-të. Istogu e pret Dritën nga ora 14:30 kurse Vëllaznimi e pret Prishtinën në ndeshjen që nis në ora 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat