Prishtina-Besa, derbi i madh i hendbollit - Bota Sot
Prishtina-Besa, derbi i madh i hendbollit

Hendboll

E shtunë, 23 qershor 2018

Prishtina-Besa, derbi i madh i hendbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:02
Edi Kolgeci në mes

Gjithçka është gati për derbin e madh të hendbollit (meshkujt) mes Prishtinës dhe kampionit në fuqi, Besa FamGas, njëherësh lider në kampionat. Sfida mes dy skuadrave më të fuqishme në hendbollin tonë, do të luhet të shtunën në orën 19.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme e javës së 16-të dhe njëkohësisht derbi i kampionatit.

Besa nga 15 ndeshje ka po aq fitore dhe udhëheq kreun me 30 pikë, kurse Prishtina i rri në bisht, me 28 sosh. Kryetari i KH Prishtina, Edi Kolgeci, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë derbi dhe shpreson te ketë sa më shumë shikues. Njohësit e kësaj loje parashikojnë lojë të fortë dhe vështirë është të parashikohet se cila do të jetë më afër fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test