Më 17 shkurt nis stinori pranveror - Bota Sot
Më 17 shkurt nis stinori pranveror

Hendboll

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Më 17 shkurt nis stinori pranveror

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:29
Pamja nga një ndeshje

Ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj luhen më 17 e 18 shkurt. Në program do të jenë ndeshjet e javës së 15-të të kampionatit të Kosovës. Stinorin vjeshtor në pozitën e parë e ka mbyllur kampionia aktuale, Besa FamGas, që i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet. Prishtina është e dyta me 26 pikë. Humbjen e vetme e ka pësuar pikërisht nga Besa. Pasojnë Drita me 20 pikë e Kastrioti me 15. Në mesin e tabelës janë Trepça e Zhegra me nga 13 pikë, ndërsa pas tyre renditen Vushtrria me 11 e Vëllaznimi me 8. Në dy pozitat e fundit renditen Samadrexha e Llapi me nga dy pikë. Ndërkohë kampionati në Superligën e femrave vazhdon më 24 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test