Ramadani kryetar i ri, zotohet ta kthejë namin te Kastrioti

Hendboll

Ramadani kryetar i ri, zotohet ta kthejë namin te Kastrioti

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Lirije Muhaxheri, Skënder Ramadani, Xhemile Murati-Shabani e Vlora Jashari

Skënder Ramadani është emëruar kryetar i ri i shtatë herë kampionit të Kosovës pas luftës, Kastriotit nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave.  Ndërkaq, kryesia do të përbëhet nga Besnik Berisha -nënkryetar; Vlora Jashari – drejtoreshë; Lirije Muhaxheri – trajnere, anëtarë janë: Emine Mehmeti, Sadri Gashi, Mentor Ibrahimi, dr. Fatbardh Ramadani dhe dr. Xhevdet Haxhidema. Kryetari i ri zotohet se do punojë me të gjithë, me synim që ta rikthejë namin e këtij ekipit. “Është iniciativë e strukturave të qytetit apo kryetarit të Komunës, që unë me marrë dhe me qitur në binarë klubin.

Për momentin nuk është mirë, por duke pasur mbështetjen e grupit punues, me propozuan dhe e pranova detyrën. I falënderoj për këtë besim që më kanë dhënë dhe do të mundohem të jap me të mirën.

Nuk kemi premtime të mëdha, por synojmë me shtrirë punën tonë edhe në rrafshin horizontal e vertikal, me hapë shkollën e hendbollit dhe me bë masivizimin”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kastrioti është në vend të pestë me 8 pikë dhe nuk ka asnjë gjasë për titull, por pretendon Kupën. “Për kampionat nuk ka gjasa, për kupë do të mundohemi. E vetmja shpresë na ka mbetur Kupa dhe do të luftojmë me arritur rezultat. Synimi ynë është për 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat