Flasin për ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë do të bëjnë? - Bota Sot
Flasin për ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë do të bëjnë?

Hendboll

E hënë, 20 gusht 2018

Flasin për ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë do të bëjnë?

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:55
Flasin për ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë do të bëjnë?

Në kuadër të vizitave që po bënë në Federatat sportive, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku të mërkurën ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ai është pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci.

Presidenti Saraçini e ka njoftuar zëvendësministrin me planet dhe aktivitetet e Federatës së Hendbollit, që është një prej federatave më të mëdha dhe më të organizuara në vend. Saraçini ka folur sidomos për ndeshjen e përfaqësueses U-20 të Kosovës me Serbinë, që duhet të luhet në Serbi muajin tjetër. Ndërkohë zëvendësministri premtoi se së bashku me ministrin dhe MKRS-në do të angazhohen për krijimin e kushteve për federata, në këtë rast të Federatës së Hendbollit. Ka premtuar angazhim të MKRS-së për arritje të sukseseve, për masovizim dhe rregullim të infrastrukturës.

Presidenti Saraçini ndër të tjera ka njoftuar zyrtarin qeveritar që FHK-ja është e para federatë e sporteve kolektive e pranuar në organizatat ndërkombëtare dhe që pas futbollit ka numrin më të madh të klubeve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test