Aprovohen dhjetë kërkesat e lojtarëve - Bota Sot
Aprovohen dhjetë kërkesat e lojtarëve

Hendboll

E premte, 23 shkurt 2018

Aprovohen dhjetë kërkesat e lojtarëve

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim Pjescic

Janë aprovuar të gjitha dhjetë kërkesat e lojtarëve për ndërrim të skuadrës në afatin kalimtar të janarit. Është Komisioni për regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës që shqyrtoi kërkesat dhe analizoi dokumentacionin e dorëzuar. Ky Komision vlerësoi se dokumentacioni është i rregullt dhe aprovoi kërkesat e bëra në afatin kalimtar të janarit, që nisi më 15 dhe përfundoi më 22 janar. 

Reprezentuesi i Kosovës, Lindrit Fetahu ka kaluar nga Trepça te Prishtina, kurse Prishtinës i janë bashkuar edhe Ylli Visoka nga Llapi dhe Engjëll Shala nga KEK-u. Portieri Vaglir Buçinca ka kaluar nga Drita te Vushtrria kurse nga Prishtina te Vushtrria në janar kaloi Riad Shabani. Me Dritën janë ndarë edhe Korab Syla e Rron Ramadani që janë tashmë lojtarë të Kastriotit.

Tri lëvizje janë regjistruar te femrat. Angjela Pjescic nga Istogu ka kaluar te Shqiponja. Ndërkohë motrat Diana e Bjondina Rrahmani i janë bashkuar Vushtrrisë nga Trepça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test