Franca nuk ka të ndalur - Bota Sot
Franca nuk ka të ndalur

Hendboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Franca nuk ka të ndalur

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:32
Pamje nga ndeshja

Të martën janë luajtur ndeshjet e fundit në grupet A dhe B të raundit preliminar të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Franca është e vetmja prej dy grupeve që në fazën e dytë grupore, përkatësisht në raundin kryesor, shkon pas tri ndeshjeve të fituara.
Franca të martën mbrëma e mposhti Bjellorusinë në kuadër të grupit B me rezultat 32:25. Dika Mem me nëntë gola udhëhoqi Francën. Te Bjellorusia u dallua Aliaksandr Padshyvalau me gjashtë gola. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Norvegjia favorite fitoi ndaj Austrisë me rezultatinv 39:28. Kristian Bronsen me nëntë gola ishte më efikasi te Norvegjia, derisa nëntë gola për Austrinë i shënoi Nikola Bilyk.

Franca me gjashtë pikë, Norvegjia me katër dhe Bjellorusia me dy shkuan tutje prej grupit B, ndërsa Austria mbeti pa pikë dhe u eliminua. Nga grupi A në raundin tjetër shkuan Suedia e Kroacia me nga katër pikë dhe Serbia me dy pikë. Islanda mbeti e fundit në grup, poashtu me dy pikë, por nuk shkoi tutje.Të martën Serbia fitoi ndeshjen vendimtare ndaj Islandës me rezultat 29:26 kurse derbin mes Kroacisë e Suedisë e fituan suedezët (35:31). Albin Lagergre udhëhoqi Suedinë me gjashtë gola, ndërsa Ivan Çupiq me shtatë gola ishte më i miri te kroatët. Kjo ndeshje mblodhi plot 11 mijë shikues.
Në grupin I të raundit kryesor (të dytë) do të garojnë Suedia, Franca, Kroacia, Norvegjia, Bjellorusia dhe Serbia. Më 18 janar takohen Serbia me Norvegjinë dhe Kroacia me Bjellorusinë. Suedia e Franca startojnë me nga katër pikë, Kroacia e Norvegjia me nga dy, ndërsa Bjellorusia e Serbia pa pikë.
Të mërkurën mbrëma luhen ndeshjet e fundit në grupet C dhe D të fazës preliminare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test