Jeni lojtarët e zgjedhur të Kosovës, mos e koritni veten

Hendboll

Jeni lojtarët e zgjedhur të Kosovës, mos e koritni veten

Nga: Dervish Berisha Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:05
Dervish Berisha

Debate

Nuk kemi moral sportiv, luajmë veç për rekreacion. Kosova u pa qartë në ndeshjen me Portugalinë, në humbjen me 22:36, se portugezët nuk janë më të mirët, por ne jemi shumë të dobët. Kjo shihet qartë, se sa luajmë pa përgjegjësi, s’ka agresivitet, s’ka punë. Shkojmë duke e sjellë topin rreth zonës së kundërshtarit, pa asnjë tentim vërtet si kërkon hendbolli dhe portugezët na presin në zonë, ne gabojmë, kjo është e qartë se mungon puna profesionale, mungon përgjegjësia ndaj shtetit, mungon morali sportiv, jo vllazni nuk luhet hendbolli kështu. Mos harroni, jeni lojtarët e zgjedhur të Kosovës, jeni më të mirët, por kjo çka pamë në këtë takim është për çdo kritikë dhe vetëm ata që s’ din çka është hendbolli mund të thonë mirë të keqes dhe ata që për ta pjesëmarrja ka rëndësi, jo fitorja!

Më vjen shumë keq nga hendbolli i Kosovës që është ra kaq poshtë dhe ky është nënçmim i hendbollit, se mirë po e dimë çfarë takimesh na presin, lëvdohemi që mirë jemi përgatit, kurse atë se demonstrojmë në terren. Nuk di si mund të janë të kënaqur Federata e Hendbollit kur asgjë mirë s’po shkon, merrni masa, bëni ndryshime rrënjësore, afroni ata që e njohin hendbollin, din e munden me punuar, se kështu jemi larg asaj që dëshirojmë. Sa për rekreacion, selvie, reklama, bëni në Kosovë jo në perëndim, mos e koritni veten dhe hendbollin e Kosovës.

A thua si arsyetohen tani, që nuk ka arsyetim fare dhe asnjë rëndësi, nuk ka as vlerë edhe nëse fitojmë ndaj Qipros vetëm për reklama, jo vllazni, jo nuk luhet pa moral sportiv, pa gjak sportisti pa përgjegjësi që duhet pas ndaj shtetit e hendbollit. E di që ju djegë, por na që po ju shikojmë po na shkatërroni me kësi paraqitje të dobëta, andaj vetëm me punë e punë profesionale e punë fizike – psikike, teknike dhe taktike, që asgjë nuk shihet sepse e kishit mundur Portugalinë vetëm me pas pak gjak sportisti, se kur ishte 6:3 në të mirë tonin, pas një pushimi, ndryshoj gjithçka, harruat se po luani hendboll, harruat se po i mbroni ngjyrat e shtetit e ku janë fajet, ti gjen Federata e Hendbollit të Kosovës. Kemi dëshirë të jeni numër 1, të ju gezohem fitoreve sikur ju ndoshta edhe më shumë, se kur humb mbi 4 a 5 diferencë si kombëtare, është pa përgjegjësi dhe dobësi.

Lutem të ndërron hëna se kështu s’ka me pas rezultate, por shpresojmë dhe na gëzoni në të ardhmen, por më mirë mos me pa ndeshje të tilla, që i përngjajnë rekreacionit dhe mos harroni nga minuta 18 a 20-të, pjesa dytë portugezët ju dhanë mundësi për disa shënime, se kishte qenë diferenca jo 14, por 20, andaj ecni nëpër tokë, se askund nuk jeni me lojë dhe përgatitje, si individ jeni super të mirë.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat