Kroacia gjunjëzon Serbinë, presidentja kroate pushton zemrat e tifozëve - Bota Sot
Kroacia gjunjëzon Serbinë, presidentja kroate pushton zemrat e tifozëve

Hendboll

E martë, 22 maj 2018

Kroacia gjunjëzon Serbinë, presidentja kroate pushton zemrat e tifozëve

Më: 14 janar 2018 Në ora: 09:14
Kolinda Grabar-Kitarovic

Se sa modeste është kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic ka treguar edhe një ndeshje sportive. 

Përfaqësuesja e kroate e hendbollit ka arritur të mposht kombëtaren serbe me rezultat 32-22.

Presidentja kroate, Grabar-Kitarovic kishte zgjedhur që të ndjek takimin për së afërmi si një tifoze dhe jo si person VIP.

Ajo pas takimit ku Kroacia e dërmoi Serbinë ka zbuluar arsyen pse e ka bërë një veprim të tillë.

“Fillimisht, nuk dua të ndahem nga njerëzit dhe së dyti dëshiroja ta ndjek ndeshjen si tifoze. Është diçka e veçantë të vij kështu me tifozët tjerë dhe të mbështesë reprezentacionin tonë”, ka thënë Kitarovic.

Ndryshe, kampionati evropian i hendbollit po zhvillohet në Kroaci ndërsa ndeshja mes ekipeve të apostrofuara është zhvilluar në Split.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test