Kosova të luajë me një mbrojtje ofensive deri në 9 metra

Hendboll

Kosova të luajë me një mbrojtje ofensive deri në 9 metra

Nga: Florent Beqiri Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:10
Florent Beqiri

Debate

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2019 në hendboll (meshkujt). Kosova kundër Polonisë? Ka me qenë përballje shumë e vështirë për ne, duke pas parasysh kundërshtarin, një superfuqi botërore, siç është Polonia. Polonia në mesin e tyre ka lojtarë të kualitetit të lartë, dhe me një gjatësi abnormale, që neve na mungon. Për atë ata kanë përparësi qysh në fillim, duke marrë parasysh kualitetin, shpejtësinë dhe gjatësinë.

Me Portugalinë? Po ashtu edhe Portugalia është një përfaqësuese shumë e fortë për ne, për arsye se në vitet e fundit ata kanë investuar në lojtarë të huaj. Trajner të huaj,  dhe e kanë ngritë cilësinë në një nivel shumë të lartë. E kam shikuar një lojë kundër Francës dhe kanë treguar pjekuri në përgjithësi. Çka vlen të përmendet tek ata: Te përfaqësuesja e Portugalisë e kanë një mbrojtje të hatashme, të fortë, në përgjithësi i bën të fortë. Edhe me ta do ta kemi shumë shumë vështirë.

Qipro? Më së lehti do ta kemi me Qipron, për arsye se ata janë dukshëm më të dobët se këto dy përfaqësuese që i përmendem. Mirëpo, edhe këtu duhet me qenë seriozë dhe të luajnë me mençuri apo taktikë, për arsye se edhe ata munden me na befasuar pa kurrfarë problemi?

Duhet me luajt sa më fortë në mbrojtje, me një mbrojtje ofensive deri në 9 metra, edhe vetëm e vetëm me lojë të organizuar në sulm. Po qese sulmojmë pa ndonjë organizim në sulm apo lojë individuale, atëherë do të na ndëshkojnë me kundërsulme e që është arma kryesore e kundërshtarit dhe katastrofal për ne.  A është një përvojë për ne? Njeriu mëson çdo ditë diçka. Mirëpo më e keqja është në qoftë se nuk nxjerrin prej kësaj përvoje diçka të mirë. Të luajmë pa ndonjë element taktik, kishte me qenë mëkat për 17-18 vite. Për këtë janë ndeshjet miqësore, kampionale apo kualifikimet...

Autori është ish hendbollist i dëshmuar dhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat