Pse po futni panik në kombëtaren e Kosovës?

Hendboll

Pse po futni panik në kombëtaren e Kosovës?

Nga: Dervish Berisha Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:13
Dervish Berisha

Debate

Pse po futni panik në kombëtaren e Kosovës në hendboll (meshkujt)? Kur e dimë qe dini e mundeni të ktheheni me tri fitore, nuk mjafton një! Pashë shumë shkrime për këto kualifikime për Kampionatin Botëror dhe shumë jam i çuditur pse fusin panik dhe pse i çojmë aq lart ekipet kundërshtare, sa nuk e lënë as një rast të bëjmë diçka, kjo dukuri është bërë si sëmundje e të gjithëve në Kosovë dhe e trajnerëve ashtu, por çdo kush e ka qëndrimin e vetë dhe stilin e strategjinë po ashtu edhe teknikën e tij.

Por nuk di pse fusni panik dhe në shumë shkrime pashë që nëse fitojmë ndaj Qipros, jemi të kënaqur! Ku e keni more vëllazëri moralin sportiv, ku e keni gjakun e sportistit që duhet vdekur për shtet, ne si Kosovë. Në luftë kemi hyrë me minimumin e forcave apo 10 për qind kemi pas dhe djemtë tanë ju kanë kundërvë armikut me 90 apo 99 për qind më të fortë, si nga përgatitja ushtarake si nga armatimi gjigant, ashtu ne njerëz që kishin më shumë se ne. Andaj nuk u frikuam, por me ato armë e njerëz që patëm i dhanë shuplakë armikut .

E ju, o vllazni jeni ka luani hendboll me kundërshtarin, me të njëjtat forca: 7 me 7 dhe me një top të njëjtë, andaj pse me fituar vetëm prej Qipros! Jo, jo, na duhet fituar edhe ndaj Polonisë dhe Portugalisë sepse dini te luani, mundeni e presim fitore. Mos e quani historike që fitoni një lojë, jo vllazni, se mbaruari duke shkruar histori, e bërë foto selfie, reklama, por na duhen fakte e fitore dhe vetëm fitore. Ju djemtë e Kosovës jeni shumë të mirë, vetëm varet sa jeni përgatitur e si jeni përgatit.

Sa për përgatitje nuk ka asnjë arsyetim sepse mirë e dini se keni ndeshje të rëndësishme. Andaj puna dhe vetëm puna e bie suksesin.  Kombëtarja jonë është në një gjendje që çdo kundërshtar ta gjunjëzoi sepse të gjithë lojtarët tanë i kemi yje, andaj djem mos lejoni kurrë që kundërshtari të jetë më i fortë se ju, as si individ, as si ekip. Ju lus që çdo njëri ta tregoj veten, se din që mundet me luajt më mirë se portugezi e se polaku, andaj ju dëshirojmë suksese dhe presim fitore. Mos i dëgjoni ata që i respektojnë kundërshtarët mbi normalen, por binduni në forcat e juve dhe kthehuni në Kosovë: me tri fitore! S’ka me menduar kundër kujt, po luani për me fituar. 

Po me duket këto shkrime e lëvdata për kundërshtarët e zbresin moralin sportiv te djelmoshat tanë. Ndoshta i marrin si arsyetim, që nëse humbin, eh, ke kundërshtar i fortë. Nuk ka arsyetime, jo vllazni, mos i dëgjoni, se ju jeni më të mirë, më të fortë dhe tregoni si mbrohen ngjyrat e Kosovës. Me besim në vete do të ngadhënjeni dhe shkoni përpara. Tregoni se kush është Kosova dhe hendbolli ynë, që ka traditë mbi 60-vjeçare.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat