Superliga e Kosovës është në nivelin me Kreislig B të Gjermanisë

Hendboll

Superliga e Kosovës është në nivelin me Kreislig B të Gjermanisë

Nga: Valbon Shala Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:07
Valbon Shala

Debate

Kombëtarja e Kosovës pretendon të dalë sa më mirë nga kualifikimet për Kampionatin Botëror 2019 (meshkujt). Kosova është në grup të vështirë, me Poloninë, Portugalinë e Qipron. Faqja e EHF-it ka bërë të ditur edhe orarin e ndeshjeve të Kosovës, me 12 janar ndeshen me Poloninë, me 13 janar me Portugalinë dhe me 14 janar me Qipron (14 janar). Si e shoh kombëtaren tonë? Kur shoh Kosovën në çfarë gjendje është, me çfarë kualiteti, është për të ardhur keq, ku asnjë lojtar nuk ka kualitete për treg të jashtëm, e dojmë me luajtur me Poloninë dhe Portugalinë. Mëkat i madh që s’ka më lojtar si Muqolli, Beqiri, Vitaku e shumë e shumë tjerë, është për me vajtuar hendbollin tonë.

Edhe ne, disa lojtarë që po luajmë nëpër liga gjermane po luajmë sa për interesa personale, por prapëseprapë në këto liga amatore ku po luajmë të gjithë ne nga Kosova, janë nivele 4- 5 herë më lart se Superliga e Kosovës, përjashto Besën e Pejës.  Ndoshta Qipron mund ta mposhtin e cila nuk ka ndonjë traditë të kësaj loje. Fundja, çdo pikë e ka edhe efektin e saj për Kosovën, të paktën mos të dalin pa pikë.

Sa i përket sfidës me Portugalinë dhe Poloninë,  është e mirëseardhur, siç themi ne, të bëjnë selfie me yjet botëror, sepse ju duhen ato foto për instragram e facebook. Këtë e them në bazë të kualitetit që kanë dhe jo për të ofenduar dikë, por ky është realiteti i sotëm të një sport dikur që bënte...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat