Klubi i hendbollit Prishtina është i trishtuar me atë çfarë i ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës. Ata nuk mund të besojnë e një akt i shëmtuar i ka ndodhur nga skuadra me renome dhe që janë edhe miq të vjetër siç është Trepça, në ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). “Derbi Trepça-Prishtina është ndërprerë në minutën 39:23 pranë rezultatit 19:25 për shkak të sulmit ndaj lojtarëve të KH Prishtina dhe hyrjes së publikut në parket. Me këtë rast është lënduar një nga kadetët (fëmijë) si dhe është sulmuar dhe thyer autobusi jonë.
KH Prishtina të gjithë mysafirët i ka prit dhe do ti pret si ju ka hije dhe me shumë respekt, por kërkojmë nga Komisionet e Federatës së Hendbollit të Kosovës të ndërmarrë masa rigoroze që këto skena të mos përsëriten. Duke ditur se kryesia e KH Prishtina ka filluar me punën me të rinjtë dhe fëmijët si dhe bën promovimin e hendbollit në përgjithësi rastet dhe sjelljet si këto të kësaj mbrëmje janë të papranueshme. Përgëzojmë lojtarët dhe shtabin teknik për lojën dhe angazhimin. Përpara Prishtinë”, thuhet nga KH Prishtina.