Trepça eliminohet nga garat evropiane

Hendboll

Trepça eliminohet nga garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:31
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Trepçës nga Mitrovica është eliminuar nga garat evropiane përkatësisht në rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll. Ata edhe në takimin e kthimit nuk i bënë ballë rumunëve Potaissa Turda, duke pësuar humbje me rezultat 40:30, në ndeshjen që u luajt në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Skuadra rumune teknikisht ka qenë si vendase, e cila nuk pati problem ta mposhtë Trepçën, edhe pse të dyja takimet u luajtën në Mitrovicë, ‘Xehetarët’ nuk kishin forcë ta shfrytëzojnë këtë përparësi. pasi që kualiteti ishte në anën e rivalit. Ndeshjen e parë mitrovicasit e humbën me 35:19 dhe me rezultat të përgjithshëm 75:49 janë eliminuar nga garat evropiane. Roland Thalmaier me 8 gola ka qenë më efikasi te rumunët, kurse te Trepça Denis Terziqi me 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat