Javë pa derbi

Hendboll

Javë pa derbi

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:38
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja Kastrioti – Drita e hap javën e 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sot) nga ora 18:30 në palestrën në Ferizaj. Kastrioti është i pesti me nëntë pikë nga dhjetë ndeshje, ndërsa Drita renditet e treta me 14 pikë.

Të shtunën (nesër) luhet ndeshja Prishtina – Vëllaznimi, që nis në ora 18:30. Ndërkohë të dielen nga ora 17:00 në program është takimi Vushtrria – Zhegra.

Dy ndeshje tjera të kësaj jave, Llapi – Trepça e Besa FamGas – Samadrexha luhen më 29 apo 30 nëntor. Trepça këtë fundjavë i luan ndeshjet në Challenge Cup.

Te femrat luhen ndeshjet e javës së nëntë të Superligës dhe ndeshjet e mbetura të Ligës së Parë. Në Superligë rivalitet pritet të ofrojë ndeshja mes Istogut e Shqiponjës, që zhvillohet të dielen nga ora 13:30. Po të dielen, por nga ora 16:30 luhet takimi Vëllaznimi – Drita. Të shtunën janë ndeshjet Samadrexha – Vushtrria (14:30) dhe Prishtina – Kastrioti (15:30).

Në Ligën e Parë të shtunën luhen tri ndeshje: Prizreni – Trepça (15:30), Ulpiana – Jusuf Gërvalla (13:00), Click – Trepça (17:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat