Drita fiton përballjen për vendin e tretë

Hendboll

Drita fiton përballjen për vendin e tretë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 12:13
KH Drita

Drita ka fituar derbin e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, Drita fitoi me rezultatin 32:28 ndaj Trepçës së Mitrovicës, në përballjen që vendoste për vendin e tretë në tabelë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 18:14 për gjilanasit, që epërsinë prej katër golave e mbajtën deri në fund. Me fitore Drita është kthyer në vendin e tretë, ndërsa Trepçën e ka zhvendosur në vendin e katërt. Drita ka 14 pikë, ndërsa “xehetarët” 12.
Gzim Misimi me 11 gola udhëheqi Dritën drejt fitores. Te mysafirët u dalluan Fidan Cimili me 10 gola dhe Sali Maxhera me gjashtë.
Të shtunën janë luajtur edhe tri ndeshje tjera të javës së dhjetë. Kampionia dhe liderja, Besa FamGas ka fituar bindshëm në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 30:19. Me shtatë gola dallim fitoi Prishtina në udhëtim ndaj Zhegrës (42:35), kurse Vushtrria ka fituar derbin lokal ndaj Samadexhës me rezultatin 28:22. Java mbyllet të hënën me ndeshjen mes Vëllaznimit e Llapit.

Drita – Trepça 32:28 (18:14)

Drita: A. Sylejmani, V. Buqinca, R. Selmani 7, K. Syla 1, Rr. Ramadani 4, M. Salihu, L. Mustafi 4, G. Veliu, D. Azizi 3, G. Misimi 11, H. Mehmeti 2

Trepça: Sh. Rama, B. Terziqi, K. Terziqi, J. Mziu, A. Mujka 1, S. Maxhera 6, A. Shala 2, B. Shala 2, I. Nuhi, E. Qela, F. Klinaku 2, A. Basholli 1, Q. Sejdiu, L. Fetahu 4, F. Cimili 10, A. Ujkani

Zhegra – Prishtina 35:42 (14:22)

Zhegra: A. Agushi, L. Idrizi, Q. Isufi, B. Agushi 2, V. Selmanaj, Sh. Shaqiri 2, Ad. Isufi 7, Ag. Isufi, Fe. Isufi 3, A. Haziri 15, Ar. Aliu 6

Prishtina: B. Sula 7, K. Kastrati 2, P. Prekazi 6, A. Murtezi, R. Shabani, V. Zherka 2, F. Gashi, D. Terziqi 11, M. Dubovci, A. Bajqinovci 3, L. Esati, A. Gjuka 7, K. Krasniqi 3, M. Ademi, M. Shahini 1

Kastrioti – Besa FamGas 19:30 (9:15)

Kastrioti: M. Mehmeti, D. Dugolli, B. Rexhepi, A. Rudari 2, A. Dugolli 1, F. Mustafa, M. Selmani 2, D. Haxhimusa 9, H. Salihu 3, E. Hoxha 2, L. Shabani

Besa FamGas: A. Curri, B. Idrizi. G. Biljaka 3, V. Broqi 2, E. Gjuka, K. Jupa 3, D. Tahirukaj 5, K. Tetova, T. Megjiq 7, Dre. Tahirukaj 3, B. Ramosaj, A. Kukrika, H. Berisha, D. Shala 1, J. Muqolli 6, A. Tafili

Samadrexha – Vushtrria 22:28 (12:12)

Samadrexha: V. Bunjaku, L. Sadiku 3, A. Sopjani 1, A. Basholli 2, B. Maloku 2, M. Jashari 4, F. Maloku 3, Av. Basholli, A. Maloku 6, Dr. Maloku, Al. Maloku, K. Maloku 1, K. Hyseni

Vushtrria: Q. Pllana, M. Hyseni, J. Selaci, M. Jashari 4, A. Karaqa 2, A. Musa 6, E. Abazgjiku, F. Musa, E. Ademi 4, V. Mejzini 5, J. Krasniqi, L. Gubetini 7, A. Karaqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat