Shqiptari që nuk njeh humbje në një ligë gjermane

Hendboll

Shqiptari që nuk njeh humbje në një ligë gjermane

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:43
Fadil Kçiku

Vazhdon me fitore në Ligën e dytë të Bayernit në hendboll. Ky është trajneri Fadil Kçiku që drejton skuadrën e HSG Wurm-Mitte. Puna e Kçikut ka dhënë rezultate, nëntë ndeshje 8 fitore e 1 barazim, pa humbje, janë lider me 17 pikë, duke lënë pas TSV Herrsching e TSV Simbach me nga 15 pikë apo kanë nga shtatë fitore, një barazim e një humbje. Kçiku është i kënaqur për fitoren e  fundit si mysafirë me rezultat 23:17 kundër Kinder Dachau. “Jemi ekipi i vetëm pa humbje në ligë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se nuk do të keni konkurrencë në Bayern Ligë?

“Ishte ndeshje e fortë me taktikë e në mbrojtje. Ne ishim shumë të fokusuar në taktikën tonë. Deri me tani mirë është duke shkuar. Jam i gëzuar që lojtarët e mi i zbatuan ato që i përgatitem nga unë!”, theksoi ai. Tetë fitore e një barazim, pa humbje në nëntë javë, çfarë synoni? “Që të vazhdojmë me tutje me rezultatet pozitive e të arrijmë vendin e parë.  Synojmë të ngjitem në Ligën e Parë të Bayernit”, thotë Kçiku. Çfarë e veçon ekipin tuaj në Ligën e dytë të Bayernit?

“Kemi ekip homogjen me mbrojtje të fortë (kemi cilësinë në çdo ndeshje te mbesim me pak se 25 ose 20 gola) dhe ekip i përgatitur në sulm me koncept”, ka thënë ai. Cilat skuadra luftojnë për vend të parë? “Kryesore kemi që të luajmë lojë kolektive në çdo ndeshje, secili lojtarë shënohet në liste të golashënuesit. Kemi konkurrent Simbach e Herrsching. Do të jetë një luftë e tri ekipeve për vendin e parë”, - tha Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat