Gjakovaret dërrmohen në Portugali

Hendboll

Gjakovaret dërrmohen në Portugali

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Lojtaret e Shqiponjës

Hendbollistet e Shqiponjës e kanë humbur me rezultat të thellë ndeshjen e parë të raundit të tretë të Challenge Cup. Shqiponja  pësoi me shifrat 38:16 nga skuadra portugeze ADA CJ Barros. Ndeshja është luajtur në qytetin portugez Marinha Grande. Ndeshja e dytë do të luhet të dielen (sot) nga ora 15:00 në të njëjtin vend. Për të zvogëluar shpenzimet klubet kanë arritur marrëveshje që të dy ndeshjet të luhen në Marihna Grande të Portugalisë.
Pjesa e parë e ndeshjes të së shtunës u mbyll me rezultatin 18:10 në të mirë të skuadrës vendase. Portugezet kishin efikasitet prej 59 përqind në fazën e sulmit dhe 63 përqind të gjuajtjeve. Ndërkohë gjakovaret kishin efikasitet prej 29 përind në sulm dhe prej 31 përqind në gjuajtje.
Shqiponja është paraqitur me tetë lojtare, pasi disa lojtare nuk janë pajisur me viza. Më efikasja në ndeshje ishte Mana Ibrahimi me gjashtë gola. Sipas sajtit zyrtar të EHF-së, ajo realizoi gjashtë nga 20 tentimet që pati. Nga katër gola realizuan kapitenja Valerina Malaj, që provoi shtatë herë, dhe Shpresa Fazlija që provoi 12 herë. Nga një gol e shënuan Arlinda Dinarica dhe Vahide Gashi. Gashi pati pesë tentime, ndërsa Dinarica katër.
Kështu gjasat që Shqiponja të përsërit suksesin e dy edicioneve të kaluara, kur kaloi nga një rreth garash në Challenge Cup, nuk vlerësohen të mëdha. Në debutim, në edicionin 2015\16, Shqiponja kishte eliminuar Pelisterin maqedonas e më pas ishte ndalur nga Rocasa Gran Canaria e Spanjës. Vjet kishte eliminuar izraelitet e Maccabi Arazim Ramat gan e ishte ndalur nga Sokol Poruba e Çekisë.
Për Barrosin është pjesëmarrja e shtatë në gara evropiane. Vetëm një herë ka kaluar një kundërshtar. Plot 11 lojtare shënuan gola për Barrosin ndaj Shqiponjës. Më efikasja ishte Adriana Lage me tetë gola. Shqiponja është lidere e Superligës së Kosovës.

ADA CJ Barros – Shqiponja 38:16 (18:10)

ADA CJ Barros: Tavares Roque, Amado 6, Gomes 7, Talmacj 2, Valente 4, Periquito 2, Lage 8, Neves, Almeida 1, Valera Abreu, Cardoso, Sarmento 2, Ferreira 2, Bastos 2, Gomes, Alves 2

Shqiponja: Vahide Gashi 1, Donjeta Çekaj, Xhylshahe Bajramaj, Mana Ibrahimi 6, Arlinda Dinarica 1, Valbona Rudaku, Shpresa Fazlija 4, Valerina Malaj 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat