Prishtina fiton derbin

Hendboll

Prishtina fiton derbin

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:38
Pamje nga një ndeshje

Prishtina e ka fituar derbin e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Të mërkurën mbrëma në palestrën e Pallatit të Rinisë, Prishtina e mposhti Kastriotin e Ferizajt me gjashtë gola dallim, 30:24. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 15:13 për prishtinasit. Ndeshjet tjera të javës së tetë janë luajtur fundjavën e kaluar.
Prishtina kështu i është kthyer fitoreve pas disfatës që pësoi xhiron e kaluar nga Besa FamGas në Pejë. Skuadra e Verim Zherkës është e dyta në tabelë me 14 pikë, dy më pak se Besa që prinë dhe dy më shumë se Drita që është e treta. Prishtina ka shtatë fitore e një humbje. Kastrioti është i pesti me shtatë pikë.
Deniz Terziqi me tetë gola udhëhoqi Prishtinën drejt fitores. Beni Syla realizoi shtatë herë. Te Kastrioti më efikasi ishte Hamdi Salihu me shtatë gola.
Në fundjavë luhet java e nëntë. Kastrioti e pret Vushtrrinë, ndërsa Prishtina i shkon Samadrexhës.

Prishtina – Kastrioti 30:24 (15:13)

Prishtina: L. Esati, A. Bajqinovci, M. Dubovci, A. Gjuka 5, M. Ademi 1, K. Krasniqi 1, D. Terziqi 8, F. Gashi 1, V. Zherka 2, R. Shabani, A. Murtezi, P. Prekazi 3, M. Shahini, K. Kastrati 2, B . Syla 7

Kastrioti: M. Mehmeti, D. Dugolli, A. Rudari 1, A. Dugolli 3, F. Mustafa 1, M. Selmani 2, D. Haxhimusa 5, H. Salihu 7, E. Hoxha, L. Shabani 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat