Favoritët kualifikohen

Hendboll

Favoritët kualifikohen

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 11:02
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur ndeshjet e fundit të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Skuadrat favorite nuk kanë pasur telashe dhe kanë kaluar në rrethin e dytë.
Te meshkujt tri skuadrat e Superligës, Vëllaznimi, Vushtrria e Zhegra arritën fitore bindëse dhe siguruan kalimin tutje. Vëllaznimi fitoi ndaj Prizrenit me shifrat 37:21, Vushtrria ndaj Dukagjinit me rezultatin 46:25 dhe Zhegra ndaj Lepencit me rezultatin 51:27.
Te femrat tutje kanë kaluar poashtu skuadrat favorite. Fitore bindëse kanë shënuar Istogu ndaj Dukagjinit (28:7), Prishtina ndaj Llapushës (52:9), Kastrioti ndaj Vjosës (24:12), Samadrexha ndaj KEK-ut (17:8). Rezultat më i ngushtë ishte në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe skuadrës CLICK. Gjakovaret megjithatë fituan me tri gola dallim, 25:22 dhe kaluan tutje. Ndeshja mes Shqiponjës dhe Jusuf Gërvallës nuk u zhvillua pasi skuadra mysafire nuk udhëtoi. Shqiponja kalon tutje.

Rezultatet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës
Rezultatet-meshkujt
Vëllaznimi – Prizreni 37:21 (21:11)
Vushtrria – Dukagjini 46:25 (23:14)
Zhegra – Lepenci 51:27 (24:13)

Femrat
Dukagjini – Istogu 7:28 (2:18)
Prishtina – Llapusha 52:9 (25:3)
Kastrioti – Vjosa 24:12 (10:7)
Samadrexha – KEK-u 17:8 (7:6) 
Vëllaznimi – CLICK 25:22 (13:10)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat