Ndeshjet e Kupës zhvillohen sot dhe nesër

Hendboll

Ndeshjet e Kupës zhvillohen sot dhe nesër

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:27
Orari i ndeshjeve

Në program janë ndeshjet e rrethit të  parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Për Kupë do të luajnë skuadrat e të dy konkurrencave, ndërsa janë plot ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll cilësor. Skuadrat tashmë janë në vlugun e garave kampionale dhe ato që kanë pretendime për trofe presin të kalojnë pengesat e para në garat për Kupën e Kosovës, që është me mjaft peshë.

Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve është ajo mes Prishtinës e Llapit, dy skuadrave të Superligës. Prishtina është e dyta në klasifikim dhe vetëm të dielen ka pësuar humbjen e parë të edicionit, nga Besa FamGas në Pejë. Ndërkohë Llapi është i fundit në klasifikim dhe në pritje të pikëve të para kampionale. Ndeshja mes Prishtinës e Llapit luhet të mërkurën (nesër) nga ora 18:00. Gjysëm ore  më vonë nis ndeshja mes fitueses aktuale, Besa FamGas dhe Deçanit. Po të mërkurën Trepça e pret Samadrexhën (18:00) , Kastrioti luan me Drenicën (18:30), ndërsa Drita me Ulpianën (19:00).

Të enjten luhen ndeshjet: Vëllaznimi – Prizreni (19:00), Vushtrria – Dukagjini (19:30), Zhegra – Lepenci (19:30).

Te femrat të mërkurën (nesër) luhen vetëm dy ndeshje: Drita- Ulpiana (17:30), Vushtrria – Trepça (17:30). Gjashtë ndeshjet tjera luhen të enjten.

Në rrethin e parë luhet vetëm nga një ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat