Te meshkujt katastrofë, te femrat zi e më zi!

Hendboll

Te meshkujt katastrofë, te femrat zi e më zi!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:21
Enis Kastrati

Debate

Sytë janë me pa dhe gjithçka po shihet se ku jemi me nivelin e hendbollit qoftë të femrat qoftë të meshkujt! Është për të ardhur keq se ku ka përfunduar hendbolli në këto 5 javët e para te meshkujt, ndoshta është edhe kampionati më i dobëti në përgjithësi. Veç ai që është naiv nuk e pranon se jemi në gjendje të mjerueshme, në krizë të rëndë! Nuk mbaj mend që kemi qenë kaq dobët, nuk ka lojëra cilësore që mund ta shikosh, për atë edhe palestrat kur ka ndeshje te hendbollit janë të zbrazëta. Kjo është më së e qartë, e dhimbshme dhe askush nuk ka përgjigje sa do të shkojë kjo krizë apo do të thellohemi edhe më tepër në humnerë! Gjendja e klubeve është për të ardhur keq, ka klube me renome që mezi ekzistojnë ose mezi tubohen që t’i zhvillojnë ndeshjet. Nuk e di edhe sa do të shkoj kështu, mirëpo gjendja është alarmante.

Klubet janë në situatë të tmerrshme, ndërsa ka edhe prej atyre që mburren më këtë nivel. Si mund të mburresh se kemi nivel, kur Besa FamGas nga Peja, cilindo skuadër e mund me sa të do diferencë dhe dukej se ata vetëm shëtitën në ligë në mungesë të konkurrencës. E shohim se shumë klube bëjnë apel që dikush të iu dalë në ndihmë ose përndryshe ekziston mundësia që të shuhen, çka është për të ardhur keq. Hiq më larg se vitin e ardhshëm, nëse vazhdon ky ritëm i krizës, se do të kemi më shumë se 5-6 klubet që do të shuhen ose si thonë në popull do ta vënë drynin, sepse me zor nuk mbahet asgjë.

Nuk ke lekë, nuk ke klub dhe nuk shkon gjithmonë me klubet që janë në gjendje të vështirë, sepse edhe lojtarët janë lodhur. Përderisa te meshkujt është katastrofë, te femrat është zi e më zi, bile më fortë luhen në shkollat fillore se sa në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat