Sot luhet ndeshja Kastrioti – Vëllaznimi

Hendboll

Sot luhet ndeshja Kastrioti – Vëllaznimi

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:42
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen Kastrioti – Vëllaznimi fillon java e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 19:00 në palestrën në Ferizaj. Të dy skuadrat e kërkojnë fitoren e tretë. Aktualisht kanë bilanc prej dy fitore e dy humbje. Kastrioti e mbanë vendin e pestë me katër pikë, ndërsa me pikë të njëjta Vëllaznimi është i shtati.

Të shtunën luhet ndeshja mes Vushtrrisë e Llapit (19:15). Vushtrria e ka një pikë nga xhiro e parë dhe renditet e teta, kurse Llapi ka humbur të gjitha katër ndeshjet dhe është i fundit (10).

Dy skuadrat lidere, Besa FamGas dhe Prishtina janë vendase në ndeshjet që i luajnë të dielen. Besa në Pejë e pret Trepçën nga ora 17:00, kurse Prishtina përballet me Dritën nga ora 14:30. Besa, që është kampione aktuale, dhe Prishtina, i kanë fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe prijnë në klasifikim me nga tetë pikë. Trepça është e katërta me katër pikë, ndërsa Drita e treta me gjashtë. Ndeshja mes Prishtinës e Dritës pritet të jetë më interesantja e javës.

Java mbyllet të martën me takimin mes Samadrexhës e Zhegrës që nis në ora 19:30. Në Superligën e femrave luhet java e tretë. Derbi luhet mes Prishtinës e Shqiponjës, të dielen nga ora 17:30. Dy skuadrat kanë nga dy fitore deri më tani, njëjtë si Vushtrria. Ndeshje me rivalitet pritet të jetë edhe ajo në mes Istogut e Vushtrrisë, që luhet po të dielen, nga ora 15:30 në Klinë. Të njëjtën ditë prej orës 13:30 takohen Vëllaznimi e Kastrioti. Ndërkohë sfida Samadrexha – Drita luhet më 19 tetor.

Në Ligë e Parë të meshkujve këtë fundjavë zhvillohet xhiro e tretë. Të shtunën luhen ndeshjet Dukagjini – KEK-u (18:30) dhe Drenica – Ulpiana (19:00). Të dielen nga ora 15:00 përballen Prizreni e Lepenci.

Te femrat, në Ligën e Parë luhet java e katërt. Të shtunën luhen takimet: Ulpiana – CLICK (12:00), KEK-u – Dukagjini (11:00), Vjosa – Prizreni (19:00). Të dielen në program janë ndeshjet: Trepça – Jusuf Gërvalla (13:00), Llapusha – Deçani (11:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat