Zhegra befason Kastriotin

Hendboll

Zhegra befason Kastriotin

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 17:11
Lojtarët e Zhegrës

Zhegra e ka mposhtur Kastriotin  në ndeshjen më interesante të së shtunës, e që i takoi javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjen e luajtur në palestrën në Gjilan, Zhegra e fitoi me vetëm një gol dallim, 29:28. Për Zhegrën ishte fitorja e dytë, ndërsa për Kastriotin humbja e dytë. Skudrat janë në mesin e tabelës me nga katër pikë.

Te Zhegra kanë vlerësuar se ndeshja është fituar falë lojës me zemër të lojtarëve. Zhegra ka pasur edhe përkrahjen e tifozëve, “Katana Boys”, në përballje me skuadrën ferizajase, që është me përvojë dukshëm më të madhe. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me shifrat 14:13 në të mirë të Kastriotit.

Fitoren e dytë të shtunën e ka shënuar edhe Trepça që në palestrën “Minatori” në Mitrovicë e mposhti Vushrrinë me rezultatin 39:32. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 19:14. “Xehetarët” herët janë shkëputur në rezultatat dhe kanë mbajtur diferencën e golave deri në fund. Vushtrria e ka pësuar humbjen e tretë.

Te Trepça u dallua Atdhe Basholli me 10 gola dhe Lindrit Fetahu me tetë. Ndërkohë për Vushtrrinë më efikasi ishte Egzon Ademi me 11 gola.

Drita është ngritur në kuotën e gjashtë pikëve pas fitore 30:25 ndaj Samadrexhës. Samadrexha mbetet me vetëm një pike, në pozitën e parafundit.

Të dielen (nesër) luhen ndeshjet: Vëllaznimi – Besa FamGas (17:00) dhe Llapi – Prishtina (15:30).

Zhegra- Kastrioti 29:28

Zhegra: A.Agushi, A.Haziri 17, B.Agushi 1, L.Idrizi, M.Murseli 2, Q.Isufi, Sh.Shaqiri 7, Ag.Isufi, R.Selamnaj, F.Isufi 2, A.Aliu 3, A.Isuf 2.

Kastrioti: M.Murseli, D.Dugolli, A.Rexhepi, A.Rudari, A.Dugolli 1, F.Mustafa, M.Selmani 3, D.Haxhimusa 8, H.Salihu 8, D.Bega 1, E.Hoxha 2, L.Shabani 5

 

Trepça – Vushtrria 39:32

Trepça: Rama, Ujkani, Tahiri, Mujka 4, Beqiri, Pllana 1, A. Shala 7, B. Shala 7, Çela 1, Klinaku 1, Basholli 10, Fetahu 8

Vushtrria: Pllana, Hyseni, Fejzullahu, Jashari 6, Ternava 1, Abazxhiku 2, Musa 1, Ademi 11, Mejzini 10, Meholli 1, Krasniqi, Gubetini, Mehmeti

Drita – Samadrexha 30:25

Drita: Buqinca, Sylejmani, Mehmeti, Misini 13, Mustafi 2, Syla 6, Ramadani 2, Azizi 2, Selmani 5, Sahiti, Salihu

Samadrexha: D. Basholli, Bunjaku, Sadiku 7, Shala, F. Maloku 5, A. Basholli 1, Dr. Basholli 2, B. Maloku1, K. Maloku 1, A. Maloku 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat