Ndeshje revyale mes Kastriotit e Vllaznisë së Shkodrës

Hendboll

Ndeshje revyale mes Kastriotit e Vllaznisë së Shkodrës

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:35
KH Kastrioti veteranët

Veteranët e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj do të ballafaqohen në një ndeshje revyale me Vllazninë e Shkodrës. Kjo ndeshje revyale është organizuar falë Ahmet Hysenajt – Petrova, ish president i klubit dhe që kontribuoi shumë në ditët e para të pavarësimit të hendbollit të Kosovës nga ai serbosllav, kur me 24 shtator të vitit 1991 klubi ndërroi emrin, nga Borci u pagëzua me emrin Kastriotët dhe pas pak muaj në KH Kastrioti.

Kastrioti ndeshet me veteranët e Vllaznisë e cila është mjaft domethënëse dhe luhet me 24 shtator (në orën 17.00)  në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat