Besa vlerëson se 8 gola epërsi, është kapital i madh kundër turqve!

Hendboll

Besa vlerëson se 8 gola epërsi, është kapital i madh kundër turqve!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2017 Në ora: 19:35
KH Besa FamGas

Besa FamGas nga Peja beson se do të kualifikohen në rrethin e dytë të EHF Cup në hendboll (meshkujt). Pejanët të shtunën (në orët e hershme të mëngjesit) do të udhëtojnë për në Turqi, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit.  Kampioni i Kosovës ka rezultatin jashtëzakonisht të mirë, pasi që në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë, e mundën me rezultat 29:21 Beykoz BLD SK. Mirëpo, skuadra turke shpreson se do të arrijë rezultat të mirë ndaj kampionit të Kosovës.  

Kryetrajneri i Besas FamGas, Arben Muqolli, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, nuk e beson se skuadra turke ka forcë për t’i mundur me tetë gola diferencë. Sipas tij, me një referim të mirë, skuadra pejane do të avancojë më tej. Hendbollisti Drilon Tahiurkaj tha se, duhet të jemi të vetëdijshëm për sfidën e kthimit. Ai thotë se epërsia me tetë gola dallim nuk i jep edhe komoditet. “Jo komod nuk jemi, por jemi pak sa më të relaksuar. Nuk mendoj se duhet të jemi aq komod, por duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm ndeshja parë ka përfunduar. Duhet të udhëtojmë për në Turqi për fitoren e dytë”, tha Tahirukaj. Ku e sheh forcën e Besës? “Mbrojtja e fortë”, tha Tahirukaj. 

Kryetrajneri Muqolli shprehet se janë përgatitur mirë dhe beson se do të arrijnë rezultat të mirë. “Jemi duke u përgatitur, e njohim ekipin turk. Kemi përcjellë krejt aksionet e tyre, po përgatiten për këtë lojë dhe sigurt edhe ata do të ndryshojnë diçka. Me një referim të mirë besoj se s’ka problem për ne që të shkojmë më tej”, tha Muqolli. Sipas tij, epërsia me tetë gola është një kapital i mirë. “Tetë gola epërsi është një kapital i madh, por skuadra turke ka dhënë deklarata se ishin të lodhur në ndeshjen e parë dhe sipas tyre, do të na mundin me 15 gola.  Megjithatë, nuk merrem...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat