Besa tregoi forcën ndaj turqve, i troket kualifikimi

Hendboll

Besa tregoi forcën ndaj turqve, i troket kualifikimi

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:10
Lojtarët e Besës

Besa FamGas nga Peja tregoi forcën e saj në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane. Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, triumfoi me rezultat 29:21 (14:9) kundër nënkampionit të Turqisë, Beykoz BLD SK, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Cup EHF në hendboll (meshkujt).  Pejanët dëshmuan paraqitje shumë të mirë sidomos në repartin e mbrojtjes ndaj skuadrës turke e cila ka dy reprezentues nga Irani, si Afshin Sadeghi Askari e Sajad Nadri, si dhe kroatin Danijel Arapoviq.

Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, tha se kanë bërë hapin e parë drejt kualifikimit, por sipas tij asgjë nuk ka përfunduar, pasi që në fundjavë është edhe takimi i kthimit në Turqi. Muqollit iu realizua synimi, sepse para kësaj sfide kishte deklaruar se dëshiron fitore me shumë se gjashtë gola diferencë. “Besoj se është një fitore e mirë. Kam pasur dëshirë që fitorja të jetë me 6 gola e më shumë diferencë, e cila u arrit. Është një epërsi e mirë, por nuk është komode, ngaqë dashamirët e hendbollit (që ishin në palestrën në Pejë) e panë lojën turqve, që kanë ekip të mirë dhe kanë investuar sidomos në lojtarë nga jashtë. Sa e pash, u reflektua lodhja te turqit, sepse kishin ardhur me autobus, sigurisht edhe kjo e kishte bërë të veten. Për Besën është një rezultat i...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat