Në krizë edhe më të thellë hendbolli femëror?!

Hendboll

Në krizë edhe më të thellë hendbolli femëror?!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Debate

Kaluan pothuajse më shumë se 18 vjet dhe nuk shihet ndonjë rritje të nivelit në hendbollin femëror, përveç që ka rënie në përgjithësi. Shihet se në shumicën e klubeve mungon puna profesionale, mungojnë kushtet dhe kjo po ndikon edhe në cilësi. Prishtina kampion dhe fitues i Kupës, deri më tash ka sunduar edhe pse disa herë hasi në rivalitet nga Istogu e Shqiponja nga Gjakova, por asnjëra nga këto të fundit nuk kishte mjeshtri të lojës dhe për herë të parë ta çojnë ndonjë trofe në qytetet e tyre. Mirëpo, kampionati i ri mund të jetë edhe më i zbehtë në bazë të asaj që shihet në shumicën e klubeve. Prishtina siç shihet deri më tash ka mbetur pa hendbollisten Bellma Beba, e cila ka shkuar në një ekip gjerman, HSG Wurm-Mitte.

Megjithatë, Prishtina do të jetë sigurisht edhe më e fortë, pasi që ka lojtare që mund ta bartin barrën pa asnjë problem. Prishtina mund ta ketë rivale të madhe Istogun dhe Shqiponjën. Njohësit e hendbollit disa herë e kanë thënë se Shqiponja dhe Istogu duhet të përforcohen në Shtabin Teknik, sepse e vlerësojnë se ka ekip shumë të mirë, por pak a shumë dobësia është te trajnerët. Mirëpo, Prishtina si gjithmonë do të mbetet si favoritë, duke u bazuar në strukturën e lojtareve që ka dhe sigurisht se mund të sjellë edhe ndonjë lojtare nga jashtë.  Cilësia do të mbetet në vend me gjasë apo do të bie edhe më shumë, sepse në bazë të lëvizjeve që shihet deri më tash, nuk ka diçka të re dhe kjo paralajmëron një edicionin edhe më të zbehtë. Në anën tjetër, Kastrioti i Ferizajt vazhdon me krizën e saj, për faktin nuk ka ndonjë lojtare edhe shumë lehtë mund të ketë ndërrime te trajnerëve, edhe pse e gjitha është kompetencë e kryesisë. Mirëpo, në ditët e fundit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat