Shala ka një test të madh me kombëtaren e Kosovës U-17

Hendboll

Shala ka një test të madh me kombëtaren e Kosovës U-17

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2017 Në ora: 19:26
Faruk Shala

Debate

Kombëtarja e Kosovës U-17 (femrat) shpreson se do të lënë përshtypje të mira në Euro 2017 në Divizionin  B në hendboll, që mbahet në Shkup.  kryetrajneri i kombëtares së Kosovës, Faruk Shala, është nisur për në Shkup me të përzgjedhurat e tij me një optimizëm se mund të arrijnë rezultate solide ani se janë në një grup shumë të fortë. Pavarësisht se cilat do të jenë rezultatet, kjo konsiderohet edhe si përvojë e mirë. Kampi i kombëtares së Kosovës ankohet se janë të hendikepuar pa tri hendbolliste: Leonora Rrahmani, Njoma Zogaj e Merlinda Qorraj, me gjithë këto mungesa, edhe lojtaret tjera janë një brumë i mirë dhe mund të befasojnë. Mirëpo, ajo që është për t’u parë në këtë Euro 2017, pa dyshim se do të vërehet  puna se sa trajnerët kanë punuar e komponuar ekipin. 

Në Shkup gjithçka do të shihet se vërtetë kemi rritur nivelin e lojës apo jo, dhe a do të jemi me këto vasha të denjë që në një të ardhme të afërt të bëjmë më shumë. Si gjithmonë, nisen me optimizëm për të sjellë rezultate të mira, por sa do të ia dalin, gjithçka do të shihet përgjatë këtyre ditëve. Është evidente se janë në grup të fortë,  sepse ballafaqohen me Islandën, Slloveninë, Bullgarinë e Izraelin. Gjithsesi se synojnë fitore në ndonjërin nga këto ballafaqimet, edhe pse është vështirë të parashikohet se ndaj cilës, ndonëse mund ta mposhtin Izraelin e Bullgarinë.  E gjitha do të shihet se sa janë përgatitur jo vetëm në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat