Muhaxheri: Hap pas hapi do të arrijmë në vendin e duhur

Hendboll

Muhaxheri: Hap pas hapi do të arrijmë në vendin e duhur

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:53
Lirie Muhaxheri

Vendin e tretë e konsideron si sukses të madh Lirie Muhaxheri, trajnere e Kastriotit nga Ferizaj. Sipas saj, nëse merret parasysh se të gjitha ishin lojtare vendore e shumica prej tyre të reja, gjithsesi se pozita e tretë ka qenë maksimumi dhe me pak fat sportiv kanë mundur të jenë edhe më mirë sidomos në garat e play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ajo pretendon se në edicionin e ri do të jetë një Kastriot më i fortë dhe që do të binden të gjithë, nëse përforcohen në pozitat ku kanë më së shumti nevojë. Muhaxheri ka ardhur në krye të Kastriotit gjatë stinorit pranveror, duke e zëvendësuar Vlora Jasharin, për çka edhe ka rezultuar pozitivisht me ngritje të nivelit të lojës po ashtu edhe në arritjen e rezultateve më të mira.

Muhaxheri mendon se duhet shumë për të ardhur në krye të tabelës, kur kihet parasysh papërvoja në ekip e ka bërë të veten dhe kjo ka rezultuar që mbeten edhe pa trofe. Kastrioti mbetet pa asnjë trofe, me fajin e vet apo të dëmtuar? “Është normale kur nga klubi largohen një numër i lojtareve të huaja të cilat për një kohë e kanë bartur barrën kryesore dhe ndërron struktura e ekipit me lojtare vendore, ku vërtet ka qenë vështirë, për faktin se dominoi mosha e re, natyrisht se duhet punë derisa të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat