Pa eksperiencë!

Hendboll

Pa eksperiencë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2017 Në ora: 19:38
Faruk Shala

Disa prej klubeve të hendbollit tani planifikojnë që të organizohen sa më mirë dhe të jenë më të përforcuar për edicionin e ri. Njëra nga to është edhe Istogu në konkurrencën e femrave, e cila në pjesën e rregullt të edicionit që e lamë pas përfundoi në vend të katërt me 25 pikë të mbledhura. Njohësit e kësaj loje kishin planifikuar se Istogu të paktën do ta fitojë një trofe: Kupën ose titullin e kampionit, duke u bazuar në një ekip mjaft kompakte,  por nuk e ka arritur asnjërën. Trajneri i Istogut, Faruk Shala, ka shpjeguar se si mbeten pa trofe dhe a ishte me fajin e tyre apo të dikujt tjetër.

“Bota sot”: Istogu mbetet pa asnjë trofe, me fajin e tyre apo ishin të dëmtuar?

Faruk Shala: Mendoj që qëndron edhe njëra edhe tjetra, ne si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm nuk kemi arritur të fitojmë trofe këtë vit, megjithatë qëllimi ynë nuk ka qenë vetëm me fituar trofe, por ne kemi punuar në at drejtim të krijimit të një skuadre afatgjate, e cila do të dominoj hendbollin e Kosovës në 3/4 vitet e ardhshme. Mos eksperienca dhe fati sportiv ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar në rezultatin përfundimtar tonin, sigurisht edhe rasti i gjysmëfinales së Kupës, e cila është veç e ditur për opinionin sportiv, direkt e ka penguar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat